loading
16–17 Tetor 2025
Dita Botërore e Anesteziologjisë 2025

📅 Data: 16–17 Tetor 2025
📍 Vendi: Hotel Emerald, Prishtinë

Organizuar nga Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës (KSAI)
në bashkëpunim me World Federation of Societies of Anaesthesiologists (WFSA) dhe European Society of Anaesthesiology and Intensive Care (ESAIC)

Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se, me rastin e Ditës Botërore të Anesteziologjisë 2025, do të shënohet edhe 70 vjetori i WFSA (1955–2025) si dhe 25 vjetori i KSAI.
Ky aktivitet do të zhvillohet më 16–17 tetor 2025Hotel Emerald, Prishtinë, ku do të organizohen ligjërata, diskutime dhe aktivitete profesionale me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ky është një moment i rëndësishëm për profesionin e anesteziologjisë, për të reflektuar mbi kontributin e deritanishëm dhe për të vazhduar përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit ndaj pacientëve.

16 Tetor 2025
Kursi i V i CEEA (Committee for European Education in Anaesthesiology)

📅 Data: 16 Tetor 2025
📍 Vendi: Hotel Emerald-Prishtinë

Organizuar nga Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës

Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës ka nderin të njoftojë se, me rastin e Ditës Botërore të Anesteziologjisë – 16 Tetor 2025, do të organizohet Kursi i V i CEEA (Committee for European Education in Anaesthesiology). CEEA (Committee for European Education in Anaesthesiology) është një program ndërkombëtar i edukimit të vazhdueshëm për anesteziologët dhe intensivistët, i organizuar nën patronatin e ESAIC (European Society of Anaesthesiology and Intensive Care). CEEA përfshin 6 cikle kursesh me ligjërata, workshope dhe diskutime interaktive nga ekspertë, duke synuar përditësimin e njohurive dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve. CEEA mbahet ne 50 qendra të Evropiane, ndërsa në Kosovë e kemi një traditë të gjatë që nga viti 2007. Shoqata jonë fton të gjithë kolegët anesteziologë dhe intensivistë të marrin pjesë në këtë aktivitet  të rëndësishëm edukativ dhe profesional, që do të mbahet me 16-17 tetor në Hotel Emerald-Prishtinë. #CEEA #ESAIC  #continuousimprovement #ContinuingEducation  #WAD2025 #anaesthesia

25-26 Shtator 2025
Days of Mechanical Ventilation

📅 Data: 25-26 Shtator 2025
📍 Vendi: Hotel VENUS, PRISHTINA

Organizuar nga Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës

Tema Kryesore:

  • Mechanical Ventilation

🎯 Mundesuar nga: Dräger – Technology for Life

30 Maj 2025
🩺 Simpoziumi Pranveror 2025

📅 Data: 30 Maj 2025
📍 Vendi: Restaurant Perla – Te Linda

Organizuar nga Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës

Tema Kryesore:

  • Vlerësimi pre anestetik – Udhërrëfyesit e rinj të ESAIC
  • Nutricioni Klinik në Kujdesin Intensiv – Udhërrëfyesit e rinj të ESPEN

🎓 Simpoziumi është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës:

  • 4 pikë për pjesëmarrës
  • 5 pikë për ligjërues

🛑 Kujdes: Pjesëmarrja është e mundur vetëm për anëtarët aktiv të Shoqatës.

🎯 Sponsor Gjeneral: Nutricia – Life-Transforming Nutrition

31 October - 01 November 2024
COMMITTEE FOR EUROPEAN EDUCATION IN ANAESTHESIOLOGY (CEEA) COURSE "Mother and Child-Adverse Reactions" (IV Module)

The Kosovo Society of Anaesthesiologists and Intensivists (KSAI) is proud to host the CEEA Course focusing on Mother and Child-Adverse Reactions. This comprehensive two-day program features distinguished international and local speakers, covering crucial topics in pediatric and obstetric anesthesiology.
Key Speakers Include:

Prof. Dr Joana Berger Estilita FESAIC (Switzerland)
Prof. Dr Vedat Eljezi (France)
Prof. Ass. Dr Saimir Kuci (Albania)
Prof. Dr Rudin Domi FESAIC (Albania)
Prof. Ass. Dr Alfred Ibrahimi (Albania)
Dr Gazmend Berisha (Norway)